Për pak të mbytet ne plazh Shpetim Saraci, e shрetojne rojet bregdetare

Një ngjarje që do të kishte rezultuar tr agjike është shmangur ditën e sotme kur kompozitori Shpëtim Saraçi ka shpëtuar për mrekulli nga mbytja. Raportortohet se jeta e tij u rr ezikua seriozisht nga një gropë thithëse e krijuar nga rrymat e ujit në Plazhin e Hamallajt. Por, fatmirësisht ka qenë një nga vrojtuesit e plazhit, Ismet Keta, i cili ka pikasur se dy persona kërkonin ndihmë për mikun e tyre, që ishte kompozitori dhe ka hyrë në mes të vorbullës.

Rasti është publikuar fillimisht nga skuadra e vrojtuesve të plazhit, por Dosja.al mësoi se personazhi misterioz është në fakt kompozitori shumë i dashur për publikun, Shpëtim Saraçi.

POSTIMI I PLOTË I FEDERATËS:

Personi ne foto eshte nje personazh shume i dashur i ekranit tone. Vrojtuesit te Plazhit, @ismetketa i duheshin vetem 10 minuta per te mbyllur turnin e punes ne Resortin Vala Mar ne plazhin e Hamallajt.

Nga pjesa e plazhit publik ka degjuar britma per ndihme… Me bayëatch ne dore eshte nisur menjehere drejt detit. Ai tregon se ka evidentuar dy persona qe kerkonin ndihme per mikun e tyre i cili kishte mbetur ne nje grope te krijuar nga rrymat e ujit. I lodhur nga stermundimi dhe lufta me dallget i rre zikuari ishte ne gjendje kritike per jeten. Ismeti tregon, qe j’u deshen rreth 20 minuta per te dale nga vorbulla bashke me te rre zikuarin, i cili ishte thuajse i pafuqishem per tu mbajtur tek bayëatch-i i shpetimit. Fale Zotit sot Vrojtuesit shpetuan nje personazh qe i ka dhene shume publikut nepermjet ekranit dhe do te vazhdoje t’i jape .

FREKUENTONI PLAZHET ME VROJTUES!
VROJTUESIT E PLAZHIT SHPETOJNE JETE!