Përlot i fejuari i 24-vjecares që u shua në Itali/ Shpirt do ta shohim detin nga atje lart e do flasim sërish bashkë

Një aks ident tr agjik i mori jetën në Itali 24-vjeccares nga Kavaja, Daiana Galicaj. I fejuari i saj, ka prekur në postimit e bëra në rrjete sociale, teksa nuk ngurron të shprehë të gjithë trishtimin dhe dashurinë e madhe që kishte për të.Në një foto të publikuar në rrjet, teksa shfaqej krahë të resë, ai shkruan: “Nuk di nga t’ia filloj, si më ike kështu o drita e syve të mi, o koala ime e çmuar. Më ke copëtuar gjithë zemrën, pa ty s’kam jetë.

Qofsh e Xhenetit sy bukura ime dhe do takohemi shumë shpejt do t’i fillojmë në botën tjetër ëndrrat që lamë përgjysmë. Do jesh gjithmonë në zemrën time, dashuria ime!”.

I fejuari i 24-vjeçares publikon po ashtu një foto teksa ajo shfaqet pranë detit dhe fjalët që i dedikon janë këto: “Më kujtohet kjo ditë që më the më le të flas pak vetëm me detin. Ç’a fole me detin o dashur, ç’a që të largojë nga kjo jetë, pse o shpirt më le kështu, pse. Më merr me vete o dashuria ime, dua të jem pranë teje”.“Kështu si shihnim hënën dhe flisnim për çdo gjë shpirt, kështu do të shohim dhe detin nga lart dhe do flasim prapë bashkë jetë”.

Pikërisht kjo është dhe foto e fundit e publikuar prej tij. Ai ka postuar një foto ku Daiana shfaqet me një bluze engjëlli, ndërsa thotë se tashmë, ajo u kthye në engjëllin e tij.“Këtë bluzë me shkrimin engjëll e pëlqeje shumë, ja u bërë engjëlli im tani. Zoti të mori pranë vetes. Tani po e vesh unë Inshalla na bashkon kjo bluzë”, shkruan i riu.