Përplasja e dy makinave në Lezhë, humb jetën te Trauma njëri prej shoferëve

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se nga përplasja kokë më kokë e dy automjeteve në fshatin Rrilë, Lezhë ka humbur jetën shoferi i mjetit tip Opel. Pas përplasjes Ndoc Nikolli 66-vjeç u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumês por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet një grua që ishte pasagjere.