Përsëri tragjedi në autostradat kroate, autobusi me targa del nga rruga, 11 të vdekur

Një aksident tragjik ka ndodhur në një autostradë në Kroaci, ku një autobus me targa polake ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë vdekur së paku 11 persona, raportonDnevnik.

Raportohet se edhe 34 të tjerë kanë mbetur të lënduar.“Sipas informacioneve të deritanishme, në aksident trafiku kanë humbur jetën disa persona dhe një numër i madh janë lënduar rëndë. Përveç policëve të UP-së së Varazhdinit dhe UP-së së Zagrebit, disa ekipe të Institutit për Mjekësi Emergjente nga Qarku i Varazhdinit. dhe Zagrebi, si dhe disa ekipe të zjarrfikësve, janë angazhuar në vendngjarje nga të dy qarqet”, thuhet në njoftimin e policisë.