Pirro Dhima vjen në Shqipëri pas vd ekjes së nënës: Nuk e kam braktisur kurrë, para 4 ditësh…

Kampioni i botës në peshëngritje, Pirro Dhima ka ardhur në Shqipëri pasi nëna e tij u gjet e dekompozuar në Himarë, pasi kishte tre ditë që kishte v d e k ur. Në një prononcim për ReportTV, Dhima ka deklaruar se nuk e ka braktisur kurrë nënën e tij, as ai dhe as i vëllai, por ka qenë ajo vetë që nuk ka dashur të largohej nga Shqipëria.

Dhima shton se për herë të fundit ka folur me të para katër ditësh dhe se ajo gëzonte shëndet të plotë e se ende nuk e ka të qartë çfarë mund t’i ketë ndodhur. Kampioni është shprehur i shqetësuar për atë ç’ka mund të kenë deklaruar fqinjët në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

“Nuk e braktisëm kurrë. Për herë të fundit fola me të para katër ditësh. Ajo jetonte vetëm pasi nuk pranoi kurrë të vinte me mua në Amerikë. Nëna gëzonte shëndet të plotë dhe nuk dëshironte të braktiste shtëpinë ku kaloi një jetë të tërë. Jam i shqetësuar dhe i prekur për atë se çfarë është deklaruar nga fqinjët për këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në familjen tonë,”- mësohet se ka thënë Dhima.

Nëna 75-vjeçare e atletit Pirro Dhima, Lefteria u gjet pa jetë pranë banesës së saj nga fqinjët. E moshuara kishte nisur që të dekompozohej pasi prej ditësh askush nuk e kishte vënë re mungesën e saj, madje as dy djemtë që prej vitesh jetonin larg. Dhima nuk ka patur asnjëherë një marrëdhënie të ngushtë me nënën e tij, kjo për shkak se ajo nuk kishte aprovuar martesën e tij me gazetaren më të madhe në moshë.