Plagosja me armë zjarri në Kukës/ Si nisi sherri për pronën

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen me armë zjarri në fshatin Shtiqën në Kukës. Tashmë thuhet se B.L. 56 vjeç pas një konflikti të çastit për motive pronësie plagosi me pistoletë F.A. 46 vjeç. Pas ngjarjes së rëndë autori u largua me automjet, mirëpo arratia nuk zgjati shumë. Ai u arrestua nga blutë e Kukësit. Fatmirësisht 46-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kukës/ Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe u largua, falë reagimit të shpejtë të Policisë, pas disa minutash ndjekjeje, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën autori dyshohet se kreu plagosjen. Më datë 24.04.2022, rreth orës 15:42, në fshatin Shtiqen, shtetasi Buli Murtati, 56 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive pronësie, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin Festim Axhami 46 vjeç, banues në fshatin Shtiqen dhe më pas është larguar me automjet.

Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin E. M., 56 vjeç, banues në fshatin Shtiqen.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se ka përdorur autori. I plagosuri shtetasi F. A., ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.