Plagosja në Elbasan/ Kancelari i Gjykatës u godit me levë në një nga rrugët e lagjes së tij

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e sotme në Elbasan, ku u godit me sende të forta Kancelari i Gjykatës së Elbasanit Ledio Sulkuqi. Mësohet se ai është dhunuar me leva në një rrugë të lagjes së tij nga disa persona të paidentifikuar sapo ka dalë nga një bar-kafe e cila ndodhej 100 metra afër Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Dyshohet se sulmi ndaj tij mund të ketë ardhur për shkak të detyrës. Ndërkohë në media janë publikuar edhe pamjet nga vendngjarja. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po punon për identifikimin e autorëve. BW ka publikuar edhe foton e Sulkuqit.