Po demontonte uzinën, aksidentohet në punë i riu në Mallakastër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Mallakastër. Një 30-vjeçar është aksidentuar teksa ndodhej në krye të detyrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 të pasdites së sotme. I riu punonte për firmën që demontonte uzinën e përpunimit të naftës. Pas ngjarjes së rëndë, 30-vjeçari ka përfunduar në spital. Nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tij shëndetësore, ndërsa pritet njoftimi i policisë.