Po hante darkën/ Vdes papritur 51-vjeçari në Tiranë, qytetari: Ambulanca erdhi pas një ore!

Një burrë 51-vjeçar ka ndërruar jetë papritur teksa ka qenë duke konsumuar darkën pranë qendrës sociale në Shkozë. Mësohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se ambulanca është vonuar, gati një orë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 22.04.2022, në rrugën “Ali Shefqeti”, ka ndërruar jetë shtetasi F. K., 51 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.