Po ikinin drejt Anglisë/ Shqiptarët përjetojnë tmerr dhe rrezikojnë mbytjen, u dëmtua motori i gomones

Një grup shqiptarësh kanë rrezikuar të mbyten në tentativën për të shkuar në Angli me gomone. Papritur një nga motorët është dëmtuar dhe gomonia ka ndaluar. Dallgët ishin të forta dhe shqiptarët rrezikonin që të mbyteshin. Në gomone kishte edhe fëmijë të vegjël.

Ndërkohë mediat franceze kanë raportuar për ngjarjen e cila ka ndodhur në 29 qershor.

Një shtetas shqiptar, i cili ka qenë në gomone është shprehur se kanë qenë shumë me fat që kanë shpëtuar.

Ai tregon se dy djem u hudhën në det dhe për pak u mbytën, por u shpëtuan nga autoritetet franceze.