Po luanin në një shtëpi të braktisur, fëmijët gjejnë bomba të luftës së Dytë Botërore

Gjatë një loje në një ndërtesë të braktisur në qytetin Grožnjan të Istrias, disa fëmijë kanë gjetur dje bomba të Luftës së Dytë Botërore, të cilat policia i mori për t’i shkatërruar dhe inspektoi një vend më të gjerë, duke mos gjetur diçka tjetër.

Pas njoftimit për zbulimin, në vendngjarje u dërgua menjëherë një oficer policie i mbrojtjes nga shpërthimi, i cili ka konstatuar se bëhet fjalë për një bombë të prodhimit britanik të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

Policia e Istrias paralajmëroi qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe nëse konstatojnë sende që duken si mjete shpërthyese, të mos i prekin, por ta njoftojnë menjëherë policinë.