Po performonte në klub bashkë me reperin, Kidës i ndodh e papritura e ‘hidhur’ nga fansi (VIDEO)

Artistja e njohur shqiptare, Orhidea Latifi – Kida, momentalisht është një nga emrat më të pëlqyer të estradës.

Krahas projekteve të reja, ajo po vazhdon të jetë shumë e angazhuar me mbrëmje e koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare.

Këngëtarja së fundmi ka qenë për të performuar në një klub së bashku me reperin Ledri Vula.

Derisa në një moment është ndalur për t’i bërë një pyetje kolegut të saj, Kida është sulmuar në skenë nga disa fansa që e kanë tërhequr për të bërë fotografi.

Videoja tashmë është bërë virale dhe është shpërndarë gjithandej nëpër TikTok.

Lidhur me këtë deri më tani nuk është se u bë një reagim nga vet artistja, meqë menjëherë ka pasur një ndërhyrje nga rojet e sigurisë.

Kida dhe Ledri ditë më parë sollën bashkëpunimin e tyre të radhës “Tdu” që u prit tejet mirë nga publiku.