Po vjen ‘Big Brother Vip’/ Shtëpia ku do hyjnë të famshmit është gati

Shtëpia e më e famshme në Shqipëri po bëhet gati të rihapë dyert për banorët e rinj. Ndryshe nga reality show-t e suksesshëm të këtij formati në Top Channel, ku hynin të panjohur e dilnin të famshëm, kësaj here banorët do të jenë vetë vipa ndaj misteri dhe kurioziteti për Big Brother Vip është më i madh se kurrë.

Por shtëpia e ‘Big Brother’ ka rregulla të rrepta të cilat nuk do të kursejnë as vipat që do të jenë në mëshirën e vëllait të madh. Personazhet e njohur do t’u nënshtrohen kërkesave të pazakonta, brenda një shtëpia gjigante nën dritën e prozhektorëve, dhjetëra kamerave dhe miliona syve përtej ekranit.

Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e reality show në Studio Nova. Dritat e shtëpisë ‘Big Brother’ do të ndizen në këtë studio gjigante në tetor kur dhe do të njihemi me personazheve të famshëm nga Shqipëria dhe Diaspora që vijnë para shikuesit si njerëz të zakonshëm, larg jetës së luksit, larg rrjeteve sociale. Big Brother do të zbulojë si janë njerëzit famshëm jashtë kamerave të studios.

Do t’i sjellë personazhet VIP ashtu siç janë ata, të vërtetë. 24 orë në 24 në 7 ditë të javës, pa censurë dhe siç nuk i keni njohur kurrë më parë.

Top Channel