Polakja shet medaljen që e fitoi në Tokio, për të ndihmuar operimin e një fëmiju

Hedhësja polake e shtizës, Maria Andrejczykm, ka nxjerrë në ankand medaljen e saj të argjendtë nga Lojërat Olimpike të Tokios për 107 mijë euro për të ndihmuar një foshnjë tetë muajshe të bëjë operacion për shpëtimin e jetës.

Andrejczyk kishte fituar medaljen e saj të argjendtë në hedhjen e shtizës së grave në “Tokio 2020”, vetëm tre vjet pasi u diagnostikua me kancer të kockave.

Atletja shkroi në Facebook se do të nxirrte në ankand privatisht medaljen e saj në një përpjekje për të mbledhur 162 mijë euro për Miloszek Małysa, një fëmijë polak i cili ka nevojë për operacion zemre në Shtetet e Bashkuara.

Djali kishte një defekt serioz në zemër dhe kishte nevojë për kirurgji, por familja po kërkonte mbështetje financiare, shkruan EWN, transmeton Klankosova.tv.

Chainabka, një rrjet supermarketësh polakë, fitoi ankandin duke e blerë medaljen për 107 mijë euro.