Polici spiunon kolegët: Janë rikthyer në detyrë policët e dashuruar që u puthën në makinën e shtetit

Pak ditë më parë, një qytetar i shqetësuar për sigurinë që ofron Policia e Shtetit tek populli që i sheh, kapi gafil në makinë dy efektivë të dashuruar teksa putheshin në makinën e shtetit gjatë orarit zyrtar të punës.

Të rinjtë duket se po festonin hapjen e negociatave me puthje të zjarrta që ranë në sy edhe tek qytetarët e Vlorës. Ndërkohë që këta të fundit presin që efektivët të sigurojnë rendin, policët vendosën se ishte koha e duhur për pak intimitet.

Burime për JOQ Albania mësojnë se efektivi F.Xh dhe e dashura e tij, efektivja V.Ç janë rikthyer në punë pas pezullimit.

I njëjti burim konfirmon se, “të dashuruarit ishin sot në rrjesht, se kanë miq që i mbajnë në punë e kanë dhënë lekë”.

Pavarësisht se cili është motivi i rikthimit në punë të efektivëve, dashuria nuk ka sjellë kurrë të këqija tek populli, qytetarët mjaftohen me policë që i bëjnë të ndihen të sigurt dhe nuk i gjobisin për të plotësuar normën, por jo të jenë dakord t’i bëjnë gjyq publik dy të dashuruarve.