Policia e mbajti të fshehur, zbulohet pronari i skafit me te cilin Arjan Tase e vrau 7-vjeçaren ne Himarë

Adhurim Kushi është personi që posedon me dokumentacion skafin që drejtonte dje Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje vogëlushen 7-vjeçare.

Edhe pse policia ka mbajtur qendrim të heshtur për pronarin e skafit, duke mos dhënë asnjë informacion për të, burime për abcneës.al mëjnë me dije se 44-vjeçari nga Elbasani është zotuesi i skafit që I mori jetën 7-vjeçares.

Në të kaluarën ai është arrestuar për vjedhje.Lexo edhe: Pse Policia e Shtetit nuk zbardh pronësinë e skafit të krimit edhe 24 orë pas vrasjes së 7-vjeçares nga kolegu i tyre?

Si ndodhi tragjedia?

Tragjedia në Himarë ndodhi një ditë më parë (2 gusht). 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase është shefi i policimit në komunitet në Elbasan. Ai është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë.

Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte e tij, por ia ka marrë kushëririt të tij për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

Ndërkohë, Tase nuk kishte patentë skafi.

Ai ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por u arrestua pas një operacioni antidrogë, megjithatë, u rikthye sërish në radhët e policisë. Për ngjarjen e rëndë u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë nga detyra.

Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij sezoni veror që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese që humbin kontrollin. Manovrat e rrezikshme disa here u kanë rrezikuar jetën pushuesve, siç ka ndodhur në Jalë, ku drejtuesi i një skafi Gjergj Priftuli aksidentoi një çift pushuesish. Një tjetër rast i rëndë ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut.