Policia lë të lirë Denisin që dhunon femrat në Tiranë! I bie murit me grusht në story dhe tallet me komentuesit

Para pak ditësh, një numër qytetaresh femra denoncuan në redaksinë tonë, përpos Policisë së Shtetit, rastin e Denisit, një djali që dhunonte vajzat në rrugët e Tiranës pasi ishte rast i përsëritur. Policisë së shtetit i duhej denoncimi ynë që të merrte masa për këtë djalë i cili ishte rikthyer në rrezik për shumë vajza. Edhe pse me vonesë, pas dy ditësh nga publikimi i rastit policia arriti të arrestonte Denisin, i cili jeton në “Myslym Shyr” dhe merret me palestër. Por duket se ‘show’ i policisë në lidhje me arrestimin e tij është shfryrë menjëherë, pasi Denisi tani është i lirë.

Burime për JOQ ALBANIA kanë treguar se Denisi i është ritkhyer sërish postimeve në rrjetet sociale, duke postuar video duke i rënë murit me grusht dhe duke u tallur me komentuesit, një rast i ngjashëm me të të Ritvan Zykajt. Në fotot e mëposhtme mund të shihni se si Denisi ka ripostuar në profilin e tij disa komente të ndryshme në lidhje me veprimet e tij ndaj femrave, ndërsa ajo që bie në sy është edhe një dorë e kuqe që ringrihet. Ende nuk dihet kuptimi i postimeve të tij, por në një tjetër video të postuar nga vetë dhunuesi, ai shfaqet duke grushtuar.