Prindërit e Babis heqin dorë nga kërkesa për kujdestarinë e vajzës, nëna e Caroline bën gjestin e papritur

Prindërit e Babis Anagnostopoulos kanë vendosur që të tërheqin kërkesën për kujdestarinë e Lidias së vogël e cila mbeti në kujdesin e gjyshërve nga ana e nënës.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë ata.

Gjykata ua la prindërve të Caroline në kujdestari të përkohshme vajzën pasi u zbulua se ishte bashkëshorti i cili i kishte marrë jetën 20 vjeçares.

Sipas vendimit të gjykatës, prindërit e 33-vjeçarit mund të shohin mbesën e tyre pesë ditë në muaj.

Megjithatë, ata kanë bërë të ditur se dëshirojnë që marrëdhëniet mes dy familjeve të jenë shumë të mira, pasi shqetësimi i tyre kryesor është që Lidia të rritet me qetësi dhe në mënyrë të ekuilibruar.

Në fakt, nëna e Caroline i ka thënë familjes së autorit se pavarësisht vendimit të gjykatës, ata mund ta shohin fëmijën kur të duan.

Kështu, në funksion të gjykimit për kujdestarinë përfundimtare të vogëlushes më 7 tetor, familja e 33-vjeçarit njoftoi se nuk kanë ndërmend të luftojnë me prindërit e Caroline-s për marrjen e kujdestarisë.

Kujtojmë se 33 vjeçari pranoi autorësinë e ngjarjes rreth një muaj më vonë ndërsa në momentet e fundit u kap duke përqafuar vjehrrën e tij, e cila akoma nuk dinte asgjë.