Prindërit e moshuar padisin djalin e tyre të vetëm sepse nuk po linte gruan shtatzënë

Një çift i moshuar indian kanë ngritur një padi kundër djalit të tyre të vetëm dhe gruas së tij, sepse ende nuk u kanë sjellë në jetë një nip apo mbesë. Sanjiv Ranjan Prasad dhe gruaja e tij Sadhana Prasad, banorë të qytetit Haridëar në shtetin verior të Uttarakhand, kanë paditur djalin e tyre për faktin e mos sjelljes në jetë të një fëmije.

Djali i tyre u martua në vitin 2016 dhe zoti Prasad kishte shpresa për të pasur një nip. Mjerisht, gjashtë vjet më vonë, djali dhe e shoqja ende nuk kanë një fëmijë së bashku. Sipas z. Prasad, nusja dhe familja e saj kontrollojnë financat e çiftit, gjë që dyshohet se ka ndikuar që ata të kenë një fëmijë.

Prasad i tha agjencisë së lajmeve ANI, sipas The Independent: “Ne nuk na interesonte gjinia, thjesht donim një nip”. Nëse çifti nuk arrin të sigurojë një nip gjatë vitit të ardhshëm, zoti Prasad po kërkon kompensim prej 50 milionë Rs (530,000 £). Konsiderohet tradicionale që gratë në Indi të lindin fëmijë brenda viteve të para të martesës.