Prindërit veshin të birin e mitur me fustan si vajzë në shkollë, arsyeja është e pabesueshme!

ARTIKULL SATIRIK I THE BABYLON BEE MBI INDOKTRINIMIN GJINOR NË SHKOLLA

Një çift nga Portland, Cindy dhe Bob Conners kanë hartuar një plan të zgjuar për të mbrojtur djalin e tyre nga indoktrinimi gjinor në shkollë. Gjatë javës së parë, ata e veshën djalin e tyre 7-vjeçar si vajzë, në mënyrë që mësuesit ta inkurajojnë atë të sfidojë stereotipet gjinore dhe të sillet si djalë.

“Duhet të luash shah në 4D me këta mësues,” tha Conners. “Unë shpresoj se ky kamuflim do të bëjë që djali ynë të jetë ende djalë në fund të vitit shkollor.”

Burimet thonë se mijëra prindër anembanë vendit po përdorin truke për të mbrojtur të vegjlit e tyre nga indoktrinimi dhe ndryshimi gjinor që u bëhet në shkolla, duke përfshirë këtu ndryshimin në veshjen e fëmijëve të tyre, vendosjen e mikrofonave për të përdëgjuar bisedat e nxënësve/mësuesve dhe madje edhe shkollimin në shtëpi.

“Të dërgosh fëmijët në shkollë këto ditë është si t’ia hedhësh një furie peshkaqenësh të uritur,” tha Connors. “Ata nuk mësojnë më as matematikë apo letërsi.”

Mësuesi i djalit i cili mendonte se ai ishte vajzë, u përkujdes ta bënte të dukej si djalë. Karremin e hëngri, teoria u provua, por për fat të keq, djali tani identifikohet si “me dy identitete”.