Protestë kundër prishjes së sheshit të “Flamurit” në Vlorë/ Vlonjatët: Do e çlirojmë nga zaptuesit

Vlonjatët kanë dalë në protestë pasditen e sotme, pas projektit për prishjen e sheshit të “Flamurit”. Qytetarët e Vlorës janë kundër punimeve që po mbahen për të kryer një terminal autobusësh, ndërsa nën sloganin kryesor “Do e çlirojmë këtë shesh nga zaptuesit” ata i bëjnë thirrje autoriteteve përkatëse për të ndaluar punimet.

Me qeleshe në kokë, flamurin kombëtar me vete dhe megafon në dorë qytetarët kërkojnë anulimin e projektit.

“Kemi ardhur këtu që me shpresë të Zotit, të çlirojmë këtë shesh nga zaptimi. Sot është një ditë e zezë për Shqipërinë, 7 prilli i pushtimit fashist dhe pikërisht sot po vijmë të çlirojmë sheshin nga shqiptarët. Po luftojmë kundër njëri-tjetrit. Kur fyen sheshin e kombit, fyen të gjithë shqipërinë.”-janë shprehur protestuesit.