Pse është e ndaluar të hamë me dorën e majtë?

Pyetja: Allahu na e ka fal dorën e majtë, pse na thuhet që është haram të hamë dhe të pimë me dorën e majtë?

Përgjigja: Allahu na ka falë shumë gjëra, por disa nga këto që na i ka fal na i ka kufizuar. Edhe derrin Zoti e ka fal, por ka thënë është haram. Edhe verën Zoti e ka fal, ama ka thënë është haram. Kështu që, jo çdo gjë që e ka fal Zoti do të thotë se është hallall. Po mirë, pse e bëri Zoti? -Për t’na vënë neve në provë. Për të parë njeriun e devotshëm dhe njeriun jo të devotshëm. Për të parë robin e mirë dhe njeriun e prishur. Janë disa pika, sanksione, i kalove quhesh shkelës kufiri, shkelësi i kufirit ka probleme, kjo është ideja. Kështu që, nuk është puna pse Zoti e ka krijuar doren e majtë, pse disa veprime duhet të jenë…Zoti nuk pyetet.

Të ishte ligj për shembull, në parlament dhe të ishte kaluar, pyet dot ti? Pyet dot të thuash, ej po pse e keni miratuar këtë ligjin kështu, pyet dot? Edhe ti s’pyet dot për një ligj se është e padiskutueshme, e jo më kur vjen fjala për ligjin e Zotit dhe për dëshirën dhe vullnetin e Zotit, të thuash: “Po pse, a e ka bërë Zoti këtë?”. Po shumë gjëra i ka bërë Zoti, po t’i hysh kësaj gjëje i bie t’i biesh murit me kokë, shumë gjëra i ka bërë Zoti, por s’i bën dot.