“Pse kush është, Sali Berisha a?”/ Zbardhen përgjimet, si bosi i drogës kërkonte ‘kokën’ e kundërshtarit

La Repubblica” ka botuar sot një artikull të titulluar: Droga, mbledhja e borxheve, egërsia. Kështu bota e krimit shqiptar “hëngri” Romën, duke treguar historinë e drejtuesëver të bandës Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Elvis Demçes.

Këtij të fundit, i janë kapur edhe përgjimet me një person të panjohur, të cilit i kërkon që t’i vrasë një person që e ka shqetësuar shumë së fundmi. Ndërsa i kontaktuari i thoshte se nuk e kapte dot pasi personi në fjalë e ndryshonte çdo ditë makinën dhe kishte 10 shtëpi, duke e bërë të vështirë kapjen e tij. Pikërisht në këtë moment Demçe acarohet, ndërsa i thotë shokut: Pse kush është ai, Sali Berisha?

BISEDA E PLOTË:

Elvis Demçe: Rop me ia dit shpit me ju plan na mi prit posht shpis kur*** me ia ** robt me ba terror.

I panjohur: Ka 10 shtëpia aj mor frato s’kapet kun

Elvis Demçe: A je agjent sekret a jo? Lerë fare se ai është budalla, homoseksual. 10 shpi thua? Po pse? Kush është ai, Sali Berisha?

I panjohur: S’del asnjë ditë zemër vetëm del me dy makina si e shoqërojnë e çdo ditë e ndërron makinën, e nuk fle asnjëherë tek e njëjta shtëpi

Elvis Demçe: Motër****, me e gjet kun, mi plas trut.

I panjohur: Rop me n’zerr inatin e bufin demek sikur jam tu vra nanji koleg të viagenovës.

Elvis Demçe: Se ma ke fiksu keq

I panjohur: As asht ropqim mor zemër tan i kan dhi në burg.

Elvis Demçe: Aj ropqim s’ka re mre se punon me to thojn tanë. Ja dale sa ti bëj kët kurthin e fundit shife ti ca kam për mi ba pos e lash dekun tok mes torbeles me kryt bira bira ta shofi.

I panjohur: Aj p*** motre mka njoft mu kristin tone e shoferin kur kena ba punën zemër

Elvis Demçe: Po ropI panjohur: Matematika ke ai p*** motre a tu me cu

Në të njëjtin artikull, ajo shkruan se grupi kishte fituar terren në Romë dhe zgjeroi zonat e kontrollit duke lidhur marrëdhënie të veçanta edhe me Amerikën e Jugut, ndërsa në ndihmë ishte dhe një person i njohur si “Marokeni”.