Pse nuk divorcohen Stresi dhe Keisi? Të ndarë, por burrë e grua në letra!

Rrugët i kanë ndarë prej kohësh, megjithatë reperi Stresi dhe ish-partnerja e tij Keisi vazhdojnë të jenë të martuar në letra.

Madje, gjatë intervistës së fundit Keisi tregoi se ata komunikojnë herë pas here me njëri-tjetrin dhe ruajnë respekt shumë të madh. Keisi e mbështet Stresin në gjithçka, po ashtu edhe reperi ish-partneren.

Por, pse s’janë divorcuar ende? Kjo për shkak të angazhimeve të shumta që kanë dhe jetës së ndryshme që bëjnë.

Keisi jeton dhe punon në Kanada, Stresi është gjithmonë në lëvizje me koncerte, siç ka treguar Keisi. Ndaj, ata vazhdojnë të jenë në letra “burrë e grua”.

Pas shumë kohësh larg syrit të mediave, Keisi vendosi të sqarojë në një intervistë për publikun shqiptar të gjitha fjalët që kanë qarkulluar lart e poshtë për punën e saj si kamariere në Kanada.

Ish-partnerja e reperit sqaroi edhe njëherë se nuk është aspak turp të punosh, madje ajo tregoi se bën dy punë që t’ia plotësojë vetes të gjitha. Pesë ditë të javës Keisi punon në bankë, ndërsa në fundjavë në një lounge që i mundëson fitime shumë herë më të larta.

Ajo është krenare për punën e saj dhe që ka arritur t’ia mundësojë vetes të gjitha, pa ia shtrirë dorën të tjerëve.