Publikohet VIDEO e zyrtarëve grekë që tallen dhe qeshin me vrasjen e Caroline Crouch: “Vajzat e vogla thonë do të martohem me pilot”

Mediat greke kanë shpërndarë një video, ku shihen zyrtarë të rojës bregdetare helene të cilët komentojnë në mënyrë vulgare dhe seksiste vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj në Glyka Nera.

Në videon shihen zyrtarët duke bërë shaka një ditë pasi Babis Anagnostopoulos rrëfeu se kishte vrarë gruan e tij Caroline, në banesën e tyre.

Telekonferenca është bërë nga anëtarët e Federatës Panhelene të Shoqatave të Personelit të Rojeve Bregdetare. Presidenti i Sindikatës, Sarantos Kamvisis, dëgjohet të thotë: “Gruaja është një kockë”, duke qeshur.

Më pas presidenti i LS Lesvos, Chios Fotios Garoufalias, ia kthen duke thënë “bravo shoku le të mësojnë”.

Në bashkëbisedim merr pjesë dhe presidenti i Federatës Panhelene të Shoqatave të Personelit të Rojës Bregdetare, Panagiotis Tsianos, i cili thotë “a e pe që vajzat e vogla thonë tani “do martohem me pilot” dhe qesh…