Publikohet VIDEO: Momenti kur Policia ndalon Aldi Ramën, ai qëllon menjëherë efektivin Saimir Hoxha(Video)

Publikohet video e vr asjes së efektivit të Policisë Saimir Hoxha në Kune-Vain të Lezhës. Në të, shihet momenti kur mjeti Land Rover i Policisë ndalon dhe zbresin Saimir Hoxha bashkë me dy kolegët Petrit Doda dhe Leonard Palushi. Gjithë ngjarja ndodh më pas.Gazetarja Koldiana Lala ka siguruar me video gjithë momentin kur grupi i Policisë ndalon në krah të rrugës dhe pret që makina që ishte pas tyre, ku ndodhej autori Aldi Rama dhe dy shokët e tij, të afrohej. Sapo mjeti vjen, policët prezantohen dhe dy shokët e 21 vjeçarit dalin nga mjeti.

Ata largohen me vrap ndërsa Aldi Rama qëndron në makinë. Dy kolegët e Saimir Hoxhës vrapojnë të kapin dy shokët e autorit, ndërsa ky i fundit që llon për vd ekje, menjëherë nënkomisarin Hoxha. Më pas, Aldi Rama merr makinën dhe largohet me shpejtësi duke tentuar të përplasë dhe policët e tjerë.

Ai është larguar me shpejtësi me makinë për rreth 1 kilometër dhe pasi goma është çarë nga plumbat, mjeti nuk ka mundur të vazhdojë më rrugën dhe Aldi Rama e ka braktisur.

Video nga televizioni News 24: