Pulëbardha “shpallet në kërkim” nga marketi, vodhi ushqime me vlerë 350 euro

Pulëbardhat janë zogj sa të bukur aq edhe mistrecë, sidomos kur afrohen në qendrat e banuara. Duket se kur vjen fjala për ushqim, këta zogj nuk e mbajnë dot veten dhe dalin nga kontrolli. Një pulëbardhë në Angli, e quajtur “Stiv”, është filmuar nga menaxheri i një marketi duke hyrë disa herë brenda tij dhe duke marrë qese patatinash apo edhe paketime djathi “Chedar”.

Rezulton se nga hyrjet e shpeshta të pulëbardhës në market dhe nga daljet e saj me qese në sqep, është krijuar një dëm prej rreth 350 eurosh.

https://static.joq-albania.com/imagesNew/2022/05/281349508_527588162193568_1819658962031288028_n.mp4?_=1