Qëlloi një mace me armë, burri gjobitet me 30 mijë euro

Një burrë është arrestuar në Greqi, për shkak se ka qëlluar me armë një mace në bashkinë e Agios Nikolaos. Burime nga policia kanë thënë për mediat greke se i arrestuari ka qëlluar me armë ajrore një mace e për pasojë e ka plagosur atë.

Greku tashmë përballet me akuzën për shkelje të legjislacionit për kafshët shtëpiake dhe për armëmbajtje dhe do të dërgohet në Prokurorinë Publike në Lasithi. Ndër të tjera, thuhet se ai është gjobitur me 30 mijë euro, ndërsa arma është konfiskuar nga policia.

ÃÁÔÅÓ
(ÊÏÍÔÁÑÉÍÇÓ ÃÉÙÑÃÏÓ EUROKNISSI)