Qëndroni online në orën 20:00, Kozaku paralajmëron se do nxjerrë “bo.mbën” në këtë orë. Dosja e plotë e Hamzait

Thellohet konflikti. Kozak Braçi, i njohur ndryshe si “mbreti i Instagramit” tashmë ka edhe një tjetër armik, i cili është këngëtari i njohur “Stresi”.

Braçi përmes një postimi në rrjetet sociale paralajmëron se mbrëmjen e sotme do të publikojë fakte dhe prova të forta kundër “Stresit”, pasi ky i fundit tha se ishte ai që ndërhyri për ta shpëtuar, pasi e morën peng njerëzit e Fabio Dushkut.

Emrin dosjes, “mbreti i Instagramit” ia ka vendosur “Hamza” për të shpjeguar sipas tij tradhtinë e “Stresit” që e ka vendosur në shënjestër.