Qentë heronj, shpëtojnë 8 fëmijë nga mbytja në plazhin e njohur

Tre qenë roje janë duke u konsideruar si heronj në Itali.

Ato kanë shpëtuar tetë fëmijë, nga tri familje të ndryshme që po mbytshin në det, në zonën turistike të Sperlongas.

Rrymat e forta i tërhoqën fëmijët në thellësi, e menjëherë këtu u futën në veprim qentë, të cilët i ndihmuan fëmijët të dilnin në breg shëndoshë e mirë.

Kryetari i Sperlongas, Armando Kusani, ka thënë se ky rast, konfirmon se vendimi për të vendosur qen roje përgjatë hapësirave të plazheve ishte i drejtë.

Operacioni i shpëtimit ka zgjatur gjysmë ore, ndërsa në det ishin grumbulluar qindra pushues, që po prisnim me ankth përfundimin.