Qytetarët në panik, moti i keq përfshin këtë vend, breshëri me madhësinë e topit të golfit zbardh tokën (VIDEO)

Moti i keq ka përfshirë zonën e Arkansas në SHBA ku toka u mbulua në breshëri me madhësinë e topave të golfit.

Erërat e forta dhe stuhitë, shpërthyen në të gjithë shtetin duke u shoqëruar më pas nga një tornado.

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për mundësinë e një tornadoje të madhe dhe të rrezikshme, pas orës 19:00 në qarqet Sharp, Randolph dhe Lawrence.

Moti i keq përfshin këtë vend, breshëri me

“Daily Mail” raporton se tornado dhe moti i keq ka shkaktuar dëmtime të shumta në materiale, në banesa, ndërsa shtyllat elektrike janë rrëzuara.

Kryetari i fshatit Cherokee tha se ka dëmtime të rënda janë paraqitur në anën perëndimore të qytetit.

Shkalla e shkatërrimit nuk dihej, por raportet thanë se disa makina u kthyen përmbys, e po ashtu pati edhe banesa të dëmtuara.