Qytetarët në protestë për “1 Majin”, emigrantët kërkojnë të drejtën e votës në Shqipëri

Ashtu siç ishte parashikuar edhe më parë, sot qytetarët kanë dalë për të protestuar në ditën ndërkombëtare të punëtorëve. Ata kërkuan që kjo ditë të mos ishte vetëm ditë feste dhe pushimi, por kërkuan paga më të mira për të përballuar jetesën në Shqipëri. Por mes tyre pati edhe emigrantë që duan të drejtën për të votuar në Shqipëri pasi sipas tyre kjo do të sillte ndryshim.

Unë vi nga Anglia dhe për të kërkuar të drejtën e votës. Të jem i lirë të votoj nga ku jetoj, nuk e kanë të gjithë mundësinë që të vinë të jetojnë këtu. Unë nuk po them për veten timë, se kanë mundësi të gjithë emigrantët të vijnë.
Vij nga Anglia dhe qëllmi është se jemi të pakënaqur dhe nuk kemi të drejtë të votojmë.e kam lënë Shqipërinë që moshën 16-vjeç, nuk kam votuar asnjëherë këtu dhe më shqetëson shumë. Vota e emigrantit do të bënte një ndryshim. Nuk duan që të votojmë.