Radhimë/ Po kalonte rrugën nga hoteli në plazh, autobusi përplas rëndë pushuesen

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në Radhimë. Një autobus ka përplasur rëndë një grua. Ndërkohë, kanë qenë qytarët e rastit ata që i kanë dhënë ndihmën e parë gruas. Ambulanca ka mbërritur 40 minuta me vonesë.

Pushuesja po kalonte rrugën , nga hoteli për tek plazhi.

Ende nuk dihet gjendja aktuale e gruas. Policia ende nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen.