Rama bën ‘kurban’ për SPAK Luljeta Bozon?! Vajzës së saj i fusin në xhep tenderin 100 MLN LEKË

Ligji për Prokurimet Publike saktëson qartazi se përfitimi i parave publike nga persona me lidhje familjare të të gjitha përkufizimeve, të personave me poste publike, është i ndaluar dhe dënohet me ligj.

Një shkelje e tillë duhet sanksionuar në zbatim të ligjit, por përpos të kësaj, personat përfitues të parave publike, duke qenë në dijeni të një ligji të tillë, në asnjë lloj forme nuk duhet të pranojnë të fusin në xhep paratë e popullit.

Rasti i fundit ka ndodhur me deputeten e PS Luljeta Bozon, e cila në zgjedhjet e 25 Prillit u vendos e para në listë nga kryeministri Rama. Ajo u vu nga Rilindja si simbol i situatës së tërmetit për shkak të protagonizmit në ekrane dhe tashmë vajza e deputetes Bozo ka futur duart në Buxhetin e Shtetit.

Ajo ka përfituar një tender me vlerë 100 MLN LEKË me TVSH nga Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës për studim-projektim të fakultetit të ri. Tenderi është fituar nga kompania STUDIO REBUS, 50% në zotërim të arkitektes Ilirjana Bozo.

Pra përpos faktit se deputetja Bozo paguhet me paratë e popullit, e bija përfiton nga paratë publike dhe i fut në shtëpi.

Si mund t’i vihet emri këtij lloj abuzimi?! Mbase ‘kurbani’ i radhës i Ramës për SPAK për të treguar se ligji funksionon?!

E njëjta situatë ka ndodhur edhe me Ilir Beqajn kur e shkarkuan nga posti i deputetit pasi përfitonte para publike me kompanitë e tij të cilat pas shkarkimit i kaloi në emër të fisit.