Rama degjeneron keq bankat/ Kur merr kredi te ju sikur të zënë dhimbjet e lindjes, nuk njihni as babanë tuaj

Kryeministri Rama i kërkoi drejtuesve të bankave tregtare në vend që të marrin masat për të lehtësuar procedurat për qytetarët duke shmangur po ashtu edhe kostot e shërbimeve në sportele.

Kryeministri tha se do të ngrihet një grup pune mes Bankës së Shqipërisë, qeverisë dhe një përfaqësuesi nga bankat.

Rama e vuri theksin te fakti se bankat kanë qenë të painteresuara që të investojnë në drejtim të shërbimeve online duke përfituar me qëllim nga këto pagesa 100-200-400 lekë të qytetarëve për shërbime të thjeshta.

Thonë që kur qytetarët ulen përballë jush kur kërkojnë kredira pastaj fillojnë ato dhimbje, si dhimbje të lindjes”, tha Rama duke shtuar se bankat kanë marrë 7.2 milion euro vetëm nga pagesat e tarifave për shërbime të thjeshta si marrje certifikatash.

“Unë e di që ju për fitim nuk njihni as babanë tuaj, por kjo gjë nuk mund të shkojë deri këtu. S’kam asnjë fjalë të mirë për ju sot. Kam fjalë të keqija për këtë pjesë, pra për teknologjinë se për pjesën tjetër, duhet theksuar se ka zhvillime shumë pozitive”, tha Rama.

“Shohim radhët që në sabah me njerëz që i orienton një roje aty jashtë.

Këto nuk janë ngjarje të përditshme të momentit që jetojmë. Shqipëria nuk mund të jetë në një vend aq të lart në klasifikimin e përgjitshem duke lënë pas edhe vende të zhvilluara në shërbimet online dhe të ketë një gjendje si kjo në shërbimet online të bankave”, tha Rama duke kërkuar nga drejtuest e bankave që të zgjerojnë shërbimet online dhe të lehtësojnë punën për qytetarët.

“Qytetarë në dyert e bankave sikur të jenë në radhë qumështi. Ska pse një qytetar që ka një kartë krediti apo debiti dhe të shkojë të dera e bankës për të paguar për një shëbrim public.

Le ta bëjë përmes e-Albania”, tha kryeministri duke shtuar: Unë e di bankat përballë fitimit nuk njohin as nënë dhe as babë, por jo deri këtu tani.