Rama do LEGALIZOJË kanabisin/ Milva: Do i rritet vlera tregut

Rama deklaroi ditën e sotme se do të legalizojë kanabisin pasi statistikat e pyetësorëve të nismës Këshillimi Kombëtar, treguan se 61% e afro 563 mijë shqiptarëve e kanë kërkuar një gjë të tillë.

Për të qartësuar situatën, ish-ministrja Milva Ekonomi, ka deklaruar se tregtimi nuk do jetë masiv, por i kufizuar. “Tregtimi do jetë i kufizuar. E gjitha do shikohet si një paketë që do jetë shumë i kufizuar numri i atyre që do e prodhojnë e tregtojnë”,-është shprehur ajo.

Ekonomi ka shtuar se tregu do të ketë vlerë më të madhe pasi është sektor ekonomik.

“Do ketë vlerë më të madhe tregu. Ky është sektor ekonomik dhe duhen parë disa vende që e kanë një taktikë të ngjashme. S’kemi të bëjmë me përdorim masiv, do jetë i kufizuar, tregtimi s’do jetë i lirë”,-tha Ekonomi ndër të tjera.