Rama lë larg Elisa Spiropalin, ajo spërdridhet për t’i rënë në sy

Festa e patronazhistëve ka vazhduar për disa orë në sheshin Skënderbej, ku rilindasit organizuan koncertin e hapjes së negociatave me fishekzjarrë dhe këngëtarë që kanë marrë mijëra euro nga taksat e shqiptarëve.

Në këtë festë nuk kishte si të mungonte “Donika e Skëndërbeut”, e cila këtë herë ishte lënë pak larg, por përpiqej t’i binte në sy liderit suprem me kërcimet e saj “në tentativë sensuale”.

Në këngën me alkool dhe marijuana, Elisa Spiropali nuk i ka duruar dot kërcimit. Siç sihet ajo përdridhet dhe kërcen në ritmet e këngës.

Megjithatë, as me këto lëvizje Rama nuk ia hedh sytë dhe ndoshta Elisa nuk pajtohet lejtë me këtë sepse nuk është mësuar të lihet në hije.