Rama reklamon hotelin e Lul Morinës, i lidhur me indianet që pastronin miliarda dollar

Juljan Morina i njohur edhe si Lul Morina, është një emër jo pak i njohur në Shqipëri. Biznesmeni njihet në fushën e hoteleri-turizmit dhe jo vetëm.

Kujtojmë se dy vëllezërit indianë Sandesara, tashmë të lakuar në gjithë botën për skandalin e pastrimit të 1 miliard dollarëve përmes kredive bankare blenë gjysmën e aksioneve nga biznesmeni Morina vitin e kaluar.

Por, ndërkohë që India i akuzonte dhe i kishte vënë në hetim për pastrim parash, ata kanë vijuan të qetë rrugën e investimeve në Shqipëri.

Ndërkohë, tashmë kryeministri Edi Rama përmes llogarisë së tij të Facebook ka reklamuar hotelin e Lul Morinës me fjalët më të mira, teksa ka bashkëngjitur edhe një video nga hoteli luksoz.

Siç duket, kryeministri e ka “harruar” skandalin e indianëve pjesë të “Pandora Papers” dhe lidhjes së tyre me Lul Morinën.

E turpshme në fakt se si një kryeministër kthehet në një blogger në vend që të merret me hallet e vërteta të këtij populli. Nuk është hera e parë që Rama reklamon arritjet e personave që kanë probleme me ligjin, por duke qenë se këta e kanë sjellë në pushtet, nuk ka si të veprojë ndryshe.

Lum ne pë kryeministrin që kemi.