Reperi i njohur në pritje të fëmijës së parë, zbulon se kur do të vijë në jetë

Lil Nas X po pret një fëmijë, në fakt jo fiks kështu!

Ditën e sotme reperi i ka habitur të gjithë teksa publikoi disa foto të tij me barkun e rrumbullakosur. Sigurisht që reperi nuk është në pritje të ëmbël, por i përdori këto foto për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve për publikimin e albumit të tij të ri.

Ai ka zbuluar se albumi me titullin “Montero”, do të publikohet në 17 shtator.

“Surprizë! Nuk mund ta besoj që më në fund po njoftoj këtë gjë. Pakoja ime e vogël e lumturisë “Montero” do të dalë në 17 shtator 2021”, shkruan reperi amerikan përkrah fotove të tij.

Ai ka treguar për “People” se vendosi të realizonte këto foto pasi dëgjoi një varg të Megan Thee Stallion në këngën e saj të re “Dolla Sign Slime” për herë të parë.

“Në ato momente mendova ‘Oh Zot është e mrekullueshme’, kështu menjëherë telefonova stilisten time. Ajo më tha ‘ëoë, të gjitha do të vijnë bashkë. Albumi yt. Fëmija yt. Dhe unë thashë ‘Po, ky është fëmija im. Si një shaka, ajo më tha ‘Po, ti duhet të bësh një set fotografik shtatzënë’. Dhe unë i thashë ‘E di çfarë? Kjo është brilante. Tani kemi gjithë këtë gjë që do të publikohet dhe do të jetë e mrekullueshme”, ka treguar reperi.