“Respektoni dhimbjen tonë, anuloni koncertin e Bregoviçit” Familjarët e të zhdukurve të Kosovës lusin Bashkinë Korçë

“Nëse koha gdhend gurin, ajo shkatërron njeriun. Vitet kalojnë, plakja si proces, nuk e shuan dhimbjen dhe kujtimin për ata që mungojnë”, është fjalia e fundit e familjarëve të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë, drejtuar Bashkisë së Korçës, si lutje për të anuluar koncertin e këngëtarit serbo-kroat, Goran Bregoviq.Pjesëmarrja e mundshme e Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë ka bërë që Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës të dërgoj ‘lutje’ në Bashkinë e Korçës që të anulohet performanca e tij.

Në letrën e dërguar në Bashki në emër të 20 shoqatave që përfaqësojnë familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë janë renditur arsyet se pse duhet të anulohet pjesëmarrja e këtij këngëtari i cili mendohet se nën ritmin e muzikës së tij janë kryer krime lufte në Kosovë.