REVOLTUESE/ Arjan Tase mund të dënohet me vetëm 5 vite burg!

Arjan Tase mund të dënohet me vetëm 5 vite burg, ose gjobë, sipas akuzës që ka ngritur Agjencia e Mbikqyrjes Policore. Sipas AMP, Tase ka vrarë një fëmijë 7 vjeç nga pakujdesia dhe sipas nenit 85, dënimi është, maksimumi deri në 5 vite.

AMP deklaron se Tase ishte me pushime në Himarë, ka qenë duke drejtuar një mjet lundrues me dy motorë, nga Porto Palermo drejt Potamit, ndërsa në bord kishte edhe familjarë të tij.

Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, Tase ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur.

Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, shtetasen e mitur J.A., duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

Ky dënim, pavarësisht ligjit do të shkaktojë shumë revoltë tek qytetarët, të cilët kanë kërkuar dënim maksimal për policin, pasi jo vetëm që ka vrarë një vogëlushe, por është e pafalshme se si një efektiv policie është i pari që shkel rregullat e ruajtjes së qytetarëve në plazh.