Rikthehen hasmëritë e vjetra/ Kush është “Lili i Rrushkës”, gjobëvënësi në Pogradec i biri të cilit kërkoi hakmarrje ditën e sotme

Të hënën e sotme një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në vend. Përkatësisht në Pogradec ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi Johan Muçallari.

Ngjarja siç duket nuk ka qenë thjesht një konflikt i çastit ashtu siç u raportua në fillim. Autorët Firdeus Berberi dhe Gresi Maxhari të cilët janë shpallur në kërkim, mësohet se në vitin 2020 kishin organizuar një tjetër atentat ndaj Muçllarit i cili është djali i një prej pronarëve të një hoteli në Tushemisht të Pogradecit, ndaj të cilit u krye një sulm me armë.

Për atnetatin me armë në 2020-tën, u arrestua Ilir Berberi, i akuzuar më parë për gjobëvënie dhe ngjarje të tjera kriminale.

I përfshirë në atentatin e sotëm ka qenë edhe djali i këtij të fundit, shtetasi Firdeus BerberiKush është Ilir Berberi, i njohur ndryshe dhe si “Lili i Rrushkës”?

Ilir Berberi një nga të arrestuarit nga RENEA në vitin 2020, pasi kishte qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të hotel “Voloreka” në kulmin e sezonit turistik, pasi donte të vriste Jetmir Muçllarin, njiohet si një person mjaft i rrezikshëm.

Berberi ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale.

Ilir Berberi ka qenë i dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në Pogradec njihet si “Lili i Rrushkës”, ndërsa është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.

52-vjeçari ishte edhe një nga personat e shpallur në kërkim për sulmin me armë që u bë më 9 gusht 202 hotel Voloreka në Pogradec, ku u qëlluan makinat e parkuara në hotel dhe po ashtu edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari.

Po ashtu për ngjarjen në Tushemisht në vitin 2020 u arrestuan edhe Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia si dhe Mariglen Topuzi.