Rituali me qirinj rrezikoi jetën e 4 anëtarëve të familjes në Memaliaj, komshiu: Janë me probleme mendore

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Memaliaj dy qirinj të ndezur përfshinë nga flakët një shtëpi të banuar nga 4 pjesëtarë. Brenda banesës ndodheshin 4 persona, ndërsa fatmirësisht janë shpëtuar dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën.

I vetmi që ka pësuar djegie të lehta është kryefamiljari Fatmir Shehu, 50 vjeç i cili po merr ndihmën e nevojshme në spitalin e Gjirokastrës. Mësohet se familja Shehu ndonëse kishin energji elektrike në shtëpi, kishin njëlloj rituali të përhershëm ku ndiznin qirinj në darkë dhe i vinin në dritare.

Ndërkohë pas ngjarjes, fqinjët kanë zbuluar detaje të reja. Komshiu i familjes Shehu që u rrezikuan nga flakët tregon momentin kur iu dha ndihma e parë kësaj familje që të gjithë vuajnë nga problemet e shëndetit mendor dhe çdo mbrëmje ndiznin qiririn si një shenjë rituali fetar.

Komshiu i familjes që u rrezikua nga zjarri:

Isha në shtëpi brenda me vajzën dhe gruan. Erdhi vajza me vrap më thotë eja na nxirr nënën se është brenda, shkova e pashë flakë e madhe s’kishte perëndi të futeshe brenda. Unë mora në telefon policinë dhe pastaj erdhi zjarrfikësja dhe e fiku zjarrin. Këtë banesën e kanë të tyren, dyshohet se në tavolinë kishin qirinj të ndezur nuk e dimë të saktë. Të 4 personat e familjes janë me probleme mendore dhe nuk lëvizin fare, janë pak problematik në lagje, policia dhe bashkia e di po thonë s’kemi çfarë tu bëjmë. Shteti të merret me këtë punë. Këtu është rrugë nacionale, kalojnë vajza fëmijë dhe kanë frikë nga këta por dalim ne i shoqërojmë.