Robert Berisha gjen dashurinë e jetës, kush është vajza ‘misterioze’ që e shoqëron kudo

Robert Berisha ka gjetur sërish dashurinë. Ish-bashkëshorti i Nora Istrefit duket se këtë herë ka vendosur që lidhjen e tij ta bëjë publike, duke u shprehur se është diçka e fortë. I ftuar në emisionin “Pardon My French” në “Top Albania” zbuloi për herë të parë se tashmë ka një partnere në krah.

Roberti rrëfeu se ishte në një lidhje, e madje ajo e kishte shoqëruar atë edhe në studiot e TAR. Vajza në fjalë quhet Laureta. Pas një kohe të gjatë nga divorci i tij me këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi, me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee, tani Berisha ka nisur një romancë të re. “Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’.

Tani jam shumë i lumtur”, zbuloi këngëtari i njohur. I pyetur nëse ka plane për dasmë, Roberti u shpreh “jo, nuk do të ketë”. “Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”, përfundoi Berisha. Laureta, tashmë është pjesë e jetës së Robertit prej disa muajsh.

Çifti po jeton ditë të arta, ku shfaqen gjithandej së bashku. Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta është tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëron kudo Robertin, që prej kohësh gëzon famën e një prej beqarëve më të mikluar nga femrat. Dashuria e re duket se po jetohet fare lirshëm, duke mos iu fshehur syrit të kureshtarëve, ndonëse si vetë këngëtari shprehet, nuk është në planet e tij martesa.

Që pas ndarjes nga Nora Istrefi, Roberti është përfolur për disa flirte, ku më e bujshmja është ajo me modelen Jess Kadiu. Vetëm pak ditë më parë, brunia seksi konfirmoi lidhjen e saj të re, duke lënë pas historinë e hidhur me artistin. Vetë ka publikuar në rrjetet sociale foto me partnerin e ri.

Dyshja është bashkë prej disa muajsh dhe tashmë që lidhja mes tyre është bërë më serioze, brunia seksi nuk ka pse ta fshehë më partnerin në rrjetet sociale. Ashtu siç shihet djaloshi simpatik që i ka fituar zemrën, qëndron në krah të saj, duke konfirmuar një tjetër histori për të. Pas shijes së hidhur që i la historia me Robertin, Jess nuk i ka kursyer deklaratat për të. Ajo tha se i ka dhënë fund lidhjes me këngëtarin për shumë arsye dhe është e lumtur për vendimin që ka marrë.

Ndërsa theksoi se “nuk do lejojë kurrë që ky njeri ta bëjë të duket si e çmendur dhe të thotë se ka gënjyer për lidhjen e që ai të duket mirë për publikun”. “Së dyti, nuk jam gënjeshtare dhe gjithmonë kam qenë e sinqertë me të gjithë ju. Unë kam dashur që jeta ime private të jetë private, por kjo është e pamundur kur vazhdimisht e ke emrin tënd në gojën e njerëzve dhe shikojnë çdo lëvizjen tënden vetëm për shkak të një marrëdhënieje të kaluar.

Nuk besoj se ia vlen ta përmend emrin e tij, por një gjë që nuk do të lejoj kurrë është që ky njeri të më bëjë të dukem e çmendur dhe të thotë se kam gënjyer se isha në lidhje me të që ai të bëjë veten të duket mirë për publikun. Ky person mund ta mohojë sa të dojë, por unë e di se ku qëndron e vërteta. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe kjo është arsyeja pse flas hapur. Kjo bisedë për të dhe për mua është bërë shumë bajate dhe dua t’i jap fund kësaj bisede njëherë e mirë.

Unë i dhashë fund lidhjes për shumë arsye dhe kurrë nuk kam qenë më e lumtur. Tani e tutje, do të doja të kisha përsëri privatësinë time dhe kjo është hera e fundit që dua që emri im të shoqërohet me këtë person”, përfundoi modelja pak pas ndarjes me ish-bashkëshortin e Nora Istrefit.