Rol kryesor në ‘eliminimin’ e rivalit anglez të drogës, burg i përjetshëm për shqiptarin

Drejtësia britanike ka dënuar me burgim të përjetshëm një 31-vjeçar shqiptar. Ky i fundit është identifikuar si Eugert Merizaj, anëtar i një bande droge në Angli dhe akuzohet se ka pasur rol kryesor në vrasjen e rivalit të tij, tregtar droge dhe roje e një shtëpie bari, Hemawand Ali Hussein. Ngjarja ndodhi në një shtëpi droge në Charterhouse Street në vitin 2019.

Shqiptari bashkë me disa bashkëpunëtor qëlluan me armë gjahu rojen e kanabisit në shtëpinë e barit. Merizaj u ekstradua nga Belgjika ku u arratis shtatorin e kaluar. Merizaj nuk është personi që e qëlloi Hussein, por ka marrë pjesë në krim dhe është trajtuar nga drejtësia britanike njësoj si anëtarët e tjerë të grupit.

Ngjarja ka ndodhur në 14 shtator të vitit 2019. Merizaj gjithashtu bëri tre udhëtime në Hartlepool me anëtarë të tjerë të bandës dhe ishte jashtë shtëpisë kur Hussein u vra. Tre nga bashkëpunëtorët e dyshuar të Merizajt, Noza Saffari, Dorian Pirija dhe Qazim Marku u shpallën fajtorë për vrasjen e Hussain, por u liruan pas një gjyqi në janar të vitit të kaluar. Personi i katërt që u gjykua për vrasje është Anxelo Xhaferi, 25 vjeç, por edhe ky u lirua nga të gjitha akuzat.