Ronela Hajati performon e para, ndez skenën e “Eurovision 2022”

Këngëtarja Ronela Hajati përfaqëson Shqipërinë ne “Eurovision 2022” me këngën “Sekret”.

Ajo shkëlqeu me performancën e saj, e shoqëruar nga koreografja Klaudia Pepa dhe katër balerinë italianë.

E veshur me një fustan ngjyrë rozë me shkëlqim, Ronela mahniti me pamjen e saj.

Ajo që tërhoqi vëmendje ishte varësja e shndritshme e cila plotësonte veshjen e këngëtares.

Me një koreografi të kujdesur deri në detaje këngëtarja kërceu së bashku me balerinët si një trup i vetëm, teksa nën ritmin e këngës dhuruan një performancë mahnitëse.

Ronela Hajati përjetoi e para nga konkurrentët ndjesinë e gjysmëfinales së parë të “Eurovision 2022”