Rrahje në lokalin e komunitetit LGBTI në Prishtinë, 26-vjeçarja bën llom një vajzë me boksa

Një përleshje mes dy vajzave ka ndodhur dje në një lokal në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, ku Policia ka intervenuar pasi u raportua se situata mund të tensionohej edhe më shumë. Mësonhet se bëhet fjalë për lokalin e komunitetit LGBTI, “Bubble”, ku një vajzë e pësoi nga sulmi që ia shkaktoi një vajzë tjetër brenda hapësirave të lokalit.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se ngjarja ndodhi në orët e mbrëmjes, kur Policia edhe mori informacionin se një vajzë 21-vjeçare është rrahur nga një 26 vjeçare.

Motivet e kësaj ngjarje ende nuk janë zbuluar, por sipas informacioneve të para e dyshuara V.B., e kishte sulmuar viktimën me boksa, duke i shkaktuar lëndime trupore, por që situata nuk kishte eskaluar më tej, pasi kanë ndërhyrë përgjegjësit e lokalit dhe i kanë ndarë dy palët e përfshira në rast.

Bëhet e ditur se Policia është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka shoqëruar dy të rejat në stacion policor, për t’u intervistuar lidhur me ngjarjen.

Akoma nuk dihet për vendimin e prokurorit për 26-vjeçaren e cila dyshohet për sulmin ndaj 21-vjeçares.