Rrëmbehet i riu pas sherrit në mes të Elbasanit, policia në ndjekje të automjetit gri

Mësohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Elbasan. Dy grupe të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin pranë qëndrës së qytetit. Sipas dëshmitarëve të rinjtë kanë përdorur sende të forta gjatë sherrit mes tyre.

Dyshohet se një grup prej tyre kanë rrëmbyer një person dhe e kanë futur me forcë në një automjet të dyshuar si i markës “Ford” në ngjyrë gri. Mësohet se policia është vënë në ndjekje të mjetit ku dyshohet se gjendet dhe personi i rrëmbyer. Nuk dihen ndërkohë arsyet e këtij sherri.