




Një fëmijë ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Orikumit. Ai është shpëtuar nga vrojtuesi i plazhit Rilind Çobani, personi që shikoni dhe në foto.
Lajmin e jep Bashkia e Vlorës, e cila dhe e falenderon vrojtuesin për veprimin e tij.





“Vëmendja dhe përkushtimi i djemëve që vrojtojnë plazhet janë më të rëndësishmet e verës. Rinild Çobani shpëtoi sot një fëmijë në plazhin e Orikumit. Bashkë me falenderimet për të dhe gjithë kolegëve të tij që sigurojnë jetën e pushuesve, ju kujtojmë që të jeni të vëmendshëm në ditët në vazhdim sepse moti nuk do të jetë i qëndrueshëm dhe deti s’është i sigurt!”