Rrezikonte mbytjen pasi piu shumë ujë, shpëtohet 10-vjeçari në plazhin e Kavajës

Një 10-vjeçar që rrezikonte mbytjen është shpëtuar nga policia kufitare dhe vrujtuesi I plazhit në Spille të Kavajës.

I mituri kishte pirë shumë ujë dhe rrezikonte mbytjen, por tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare dhe vrojtuesi i plazhit shpëtojnë një 10-vjeçar që rrezikonte mbytjen.

Rreth orës 16:00, në plazhin Spille, Kavajë, nga shërbimet e Policisë Kufitare Spille dhe vrojtuesi i plazhit iu dha ndihma e parë një 10-vjeçari, pushues në plazhin Spille, pasi rrezikonte të mbytej.

Shërbimet e Policisë Kufitare që ishin në patrullim në bashkëpunim me vrojtuesin e plazhit kanë konstatuar, në momentet e para, 10-vjeçarin që kishte pirë shumë ujë dhe si pasojë e rrezikut për mbytje menjëherë i kanë ardhur në ndihmë.

Fëmija 10 vjeçar është transportuar në Spitalin Rajonal Kavajë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al